Gjithnje e me shume kompanite dhe institucionet po kerkojne sherbim te shpejte, cilesor dhe ne çdo kohe. Ne teknologjine e informacionit çdo gabim dhe vonese ka kosto te medha. Per kete arsye kompanite kerkojne specialiste paralele stafeve qe kane, duke u siguruar ne kete menyre se do te marrin konsulence per çeshtje qe nuk i zgjidhin dot, sherbim te shpejte dhe kujdes te plote per sistemet e tyre.
CCS Solutions ofron konsulence dhe sherbim suporti te avancuar. Tek ne do te gjeni ideim te konsulences ne siguri dhe implementim te saj. Ne sherbimet tona bejne pjese edhe menaxhimi IT, dizenjimi i infrastruktures, sherbimet e implementimit dhe trajnimet.Ne ofrojme sherbim suporti ne çdo kohe, 24 ore ne 7 dite te javes. Per çdo avari te sistemit, interesim, problem qe nuk arrini ta zgjidhni, specialistet tane do te jene ne dispozicionin tuaj per t’ju dhene ndihmen e tyre.
Per situata te ngjashme, kur pajisjet nuk funksionojne ne kemi nje zgjidhje: stokun e pajisjeve, te cilat mund te perdoren menjehere. Tashme nuk eshte me e nevojshme qe te prisni ardhjen e pajisjeve pas 2 apo 3 javesh, nderkohe qe sistemi juaj eshte jashte funksionit duke bere qe te pezullohet puna ne bizneset apo institucionet tuaja. Nje telefonate ju ndan nga zgjidhja.
Nepermjet nje mesazhi elektronik ne webin tone ju do te merrni suportin e teknikeve tane, te cilet shume shpejt do t’ju kthejne pergjigjet e tyre per çeshtje qe juve ju shqetesojne. Eshte e vertete se ne stafet tuaja keni tashme specialiste IT, por çeshtjet dhe problemet qe mund te lindin jane aq te larmishme, sa fusha e ekspertizes se tyre nuk mund te mbuloje gjithçka. Prane nesh keni mundesi te komunikoni me eksperte rrjetash, infrastrukture dhe sigurie.
Sherbime |
||
| Konfigurim Clustering& Rac Qender te dhenash dhe rikthim te dhenash Platforme Permbajtje Switçerash Suport i avancuar ne Linux. Windows, Unix |
Menaxhim Rrjeti Suport 24x7 dite Konsulence dhe krijim sigurie Qendrueshmeri ne Sistem dhe krijim aplikimi |
|





Kontakto menjehere
per te mesuar me shume.