CCSS Education do te nise kurset Cisco, ICND 1 dhe ICND 2. Studentet qe do te ndjekin kurset e Interconnecting Cisco Networking Devices Pjesa e Pare dhe Interconnecting Cisco Networking Devices Pjesa e Dyte do te mesojne dhe do te praktikohen ne krijimin e rrjeteve me pajisje Cisco te organizatave te vogla dhe te mesme.
Instruktoret e Certifikuar te Sistemeve Cisco (CCSI), me te cilet studentet do te zhvillojne trajnimet do te shpjegojne njohurite ne instalim, veprim dhe zgjidhje problemesh ne rrjetat e vogla dhe te mesme te zyrave, rrjetet e ndermarrjeve ku perfshihen konfigurimi i suitçeve, ruterave dhe lidhja ne WAN si dhe implementimi i sigurise ne rrjet.
Te dy kurset jane intensive, sipas kurrikules dhe standardeve te percaktuara nga Cisco Systems. CCS Solutions eshte Qender e Autorizuar e Trajnimeve Cisco, si Organizate e Sponsorizuar e NIL Data Communication, certifikuar nga Cisco si Cisco Learning Solutions Partner.
Me mbarimin e kurseve Cisco te ICND 1 & ICND 2, studentet e kualifikuar do te kene mundesine te marrin titullin profesional te CCNA(Cisco Certified Network Associate), duke dhene provimin nderkombetar prane qendres sone duke qene se CCS Solutions eshte Pearson Vue Authorised Test Center.